FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Burgoset shqiptari: Kapet për të tetën herë pa patentë makine

Me kërkesën e Prokurorisë Publike të Heidelbergut, Gjykata Penale në Heidelberg ka shpallur një urdhërarrest për të gjykuar një 41-vjeçar, shtetas i Kosovës, pa vendbanim në Gjermani. Ai dyshohet se në së paku tetë raste është kapur duke drejtuar makina pa pasur lejen përkatëse, shkruan focusonline.de.

Së fundi ai është zënë  më 29 janar 2018, të hënën në mbrëmje rreth orës 20.40 në Meckesheim duke ngarë makinën VW Lupo, transmeton albinfo.ch.

Gjatë viteve 2016 dhe 2017 ai ishte kapur tashmë 7 herë tjera duke drejtuar automjete të ndryshme, pra duke hyrë në komunikacionin rrugor në Gjermani në mënyrë të kundërligjshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai kishte vetëm një patentë shoferi zvicerane të vitit 2008, të cilën, përkundër faktit se në Gjermani po qëndronte më gjatë se 6 muaj, nuk e kishte “përkthyer”. Për më tepër, lejes në fjalë i kishte kaluar afati që në vitin 2011.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas kryerjes së procedurave para gjyqtarit hetues, kosovari është dërguar në burg.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?