Burgu i Guantanamos drejt mbylljes, transferohen 15 të burgosur

Një premtim i mbajtur. Presidenti Obama, para se të merrte postin e Presidencës, u premtoi amerikanëve, se burgu famëkeq Guantamos, do ta mbyllte. Sot mediat amerikane pohojnë se të paktën 15 të burgosur janë transferuar dhe dorëzuar autotiteteve të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ky është transferimi më i madh të të burgosurve gjatë periudhës së administratës së presidentit Barack Obama. Të burgosurit janë 12 jemenas dhe 3 afganë. Pentagoni ka njoftuar se tashmë në burgun famëkeq kanë mbetur 61 të burgosur.  

Sipas Naureen Shah, nga Amnesty International, “ky transferim është një sinjal i fuqishëm i faktit se presidenti synon ta mbyllë qendrën e burgimit brenda mandatit të tij”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burgu në gjirin e Guantanamos ndodhet në një bazë detare amerikane në jug-lindje të Kubës. Ish-presidenti George W. Bush hapi dyert e burgut në janar të vitit 2002 për të mbajtur atje të dyshuarit për terrorizëm pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Nju Jork.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kompleksi, kostoja për mirëmbajtjen e të cilit arrin në 445 milionë dollarë në vit, ka mbajtur brenda mureve të tij rreth 700 të burgosur. Në muajin prill, 9 shtetas jemenas u transferuan prej andej në Arabinë Saudite.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?