Bursat europiane dhe Wall Street tronditen nga kriza italiane

Bursat Europiane përfunduan të gjitha sot në rënie të ndjeshme për shkak të pasigurive politike në Itali dhe në Spanjë duke rritur pasigurinë e investitorëve.

Madje edhe “Wall Street” u prek gjithashtu, ku treguesi “Dow Jones” ra me 1,75% dhe “Nasdaq” me 0,93%.

Nga ana tjetër bursa e Parisit ra me 1,29%, Milanoja 2,65%, Madridi me 0,91% dhe Londra 1,26%.

Swiss Digital Desktop Reklama

Investitorët u tërhoqën nga pasiguria politike italiane pas vetos së vendosur nga presidenti i vendit kundër një ekzekutivi populist që nuk garantonte qëndrimin në euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një qeveri teknike provizore u emërua por tregjet i druhen zgjedhjeve të reja që mund të përforcojnë më shumë partitë populiste dhe euroskeptike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?