Bursat regjistrojnë rënie të ndjeshme nga ulja e çmimit të naftës
Bursat e monarkive të naftës të Gjirit regjistruan rënie të ndjeshme duke zbritur për disa mes tyre në limitet psikologjike, për shkak të uljes së çmimeve të naftës. Indeksi i Bursës së Dubait u ul me 7,2 për qind para se të ndryshonte lehtësisht. Në mes të seancës, ai u ul me me 6,2 për qind me 3 641 pikë, nën limitin psikologjik prej 3 700 pikësh. Në tregun saudit, më i madhi në botën arabe, indeksi humbi më shumë se tre për qind pak pas hapjes duke rënë nën pragun psikologjik prej 8 200 pikësh. Bursa e Katarit, e dyta më e madhja në tregun arab, humbi katër për qind nën pragun prej 12 000 pikësh. Tregu i Abu Dhabit, tregu i dytë i Emirateve të Bashkuara, që njeh zakonisht ndryshime, regjistroi rënie me 4,2 për qind, indeksi i tij ndryshoi në 4 388,71 pikë. Sektorët e bankave, shoqërive financiare dhe imobiliare konfirmojnë humbje të mëdha. Bursa e Kuvajtit u ul me 2,1 për qind me 6 427,25 pikë duke zbritur nën limitin e 6 500 pikëve, niveli më i ulët prej më shumë se 20 vjetësh.