Caktohet data dhe vendi, kur dhe ku do të takohen Donald Trump e Kim Jong Un
Samiti i parë i mbledhur ndonjëherë mes liderëve të Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të zhvillohet në Singapor më 12 qershor, ka lajmëruar presidenti Trump.
Në prill, Trump shokoi komunitetin ndërkombëtar duke pranuar ftesën e takimit nga lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un.
Dyshja më herët ka shkëmbyer fyerje dhe kërcënime, por ky ndryshim diplomatik erdhi pas bisedeimeve mes Koresë së Jugut dhe asaj të Veriut.
Njoftimi nga Presidenti amerikan Donald Trump erdhi disa orë pasi ai mirëpriti tre amerikanë të burgosur të liruar nga Koreja e Veriut.
Lirimi i tyre erdhi gjatë një vizite në Penian të Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, për të vendosur detajet e takimit mes Trump dhe Kim Jong Un.
KOHA JONË SONDAZH

