Caktohet vendi, ja ku do të mbahet raundi i dytë i bisedimeve Rusi-Ukrainë

5 orë zgjati takimi i parë i palëve që janë në luftë. Delegacioni rus si edhe ai ukrainas, u takuan këtë të hënë në Bjellorusi dhe disa orë pas takimit, është caktuar edhe se ku do të mbahet raundi i dytë i bisedimeve.

Sipas kreut të delegacionit rus, Vladimir Medinsky, delegacionet kanë rënë dakord që bisedimet e radhës të zhvillohen pas disa ditësh, kësaj here në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë.

Përpara se të shkojnë në këtë takim, të dy delegacionet do të bisedojnë me liderët e tyre pozicionimet dhe kërkesat e palëve në negociatat e zhvilluar në Bjellorusi.

SHKARKO APP