Calavera: Koha për ndryshim në gjyqësorin shqiptar

Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genovefa Ruiz Calavera, ka bërë një bilanc vjetor të procesit të vettingut.

“Pas disa muajsh të ndërtimit të themeleve dhe përgatitjes së terrenit, gjatë javëve të  fundit ka pasur disa arritje të rëndësishme në procesin e verifikimit të gjyqësorit në Shqipëri, i cili duhet të shënohet para mbarimit të vitit. Anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimeve, të cilët procesojnë shqyrtimin e rasteve në shkallë të parë, gati kanë arritur vendimin e tyre të 100-të në më pak se një vit nga seanca e parë e verifikimit” thotë Calavera.

Në të njëjtën kohë, thekson drejtorja për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, bazat për institucionet e reja që do të garantojnë vetëqeverisjen e pavarur të gjyqësorit janë hedhur dhe Këshillat e Lartë të Gjyqësorit dhe Prokurorisë kanë mbajtur sesionet e tyre konstitutive.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Këto arritje pasuan muaj pune dhe sfida të vështira, disa prej të cilave dukeshin të vështira për t’u kapërcyer në një moment”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?