Cameron: Facebook, Google dhe Twitter, përgjegjës për propagandën e ISIS

Në një fjalim të dhënë në paralamentin australian në Canberra, Cameron tha se perëndimi po përballet me një sfidë të re emergjente, për ndalimin e propagandës së radikalëve të ISIS, të cilët po tërheqin pas vetes mjaft të rinj.

Policia dhe shërbimet e inteligjencës kanë arritur të heqin rreth 1.000 imazhe dhe video të ekstremistëve gjatë një jave nga internet, ku vetëm njëra prej tyre ka marrë 10 minuta kohë.

80 përqind e këtyre materialeve janë hedhur nga aktivistët e xhihadit në Siri.

Interneti është përdorur gjerësisht nga terroristët e ISIS për të publikuar vepra e tyre makabre, por edhe për të tërhequr në luftën e tyre shumë të rinj e të reja edhe nga vendet perëndimore.

Shumë prej tyre kanë rënë pre e zhgënjimit e shumë kanë gjetur vdekjen, duke lënë shpesh në një vend krejtësisht të pasigurtë gratë apo fëmijët e tyre.

SHKARKO APP