Cameron preket nga refugjatët në Liban, qytetarët britanikë e kritikojnë
Britania e Madhe është ndër vendet më të zhvilluara të planetit dhe mbetet ëndërr për mijëra refugjatë anembanë botës, përfshi edhe shqiptarët.
Por, disa refugjatë, për të prekur ishullin e lakmuar përtej vendeve të tjera të Europës Perëndimore, e kanë pasur më të lehtë të takohen me kryeministrin britanik, David Cameron, pasi kishte udhëtoi drejt Libanit, një vend afër Sirisë, për të njohur nga afër gjendjen e njerëzve të larguar nga lufta.
Ai preferoi të takohej kryesisht me fëmijët dhe është prekur jo pak nga historitë e tyre. – “Jam në një kamp në Liban, duke dëgjuar disa histori të dhimbshme. Ndihma e Britanisë po bën shumë për t’i ndihmuar,” – u shpreh në profilin e tij “Twitter” kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron.
Por britanikët nuk janë pajtuar me këtë zgjedhje. Disa nga ndjekësit e tij i kanë sugjeruar të dëgjojë historitë e veteranëve anglezë të Luftës së Dytë Botërore, të tjera e kanë cilësuar diçka që mund ta bënte çdokush nga 300 milion njerëz të BE-së, nëse edhe ata do të mund të shkonin në Liban. Kësisoj, britanikët e shohin në aspekt kritik çdo veprim të kryeministrit të tyre.