Carter: SHBA dislokon armatimin e saj më të mirë në Azi
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dislokuar armatimet e tyre më të mira në Azi, përfshirë këtu dhe aeroplanët bombardues dhe njësitë e mbrojtjes kibernetike, deklaroi sot sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter.
“Armatimet tona më të mira dhe më efikase janë duke u vendosur në këtë rajon”, deklaroi Carter gjatë një vizite zyrtare në Seul, në fazën e dytë të miniturneut te dy aleatët rajonalë të Uashingtonit, Korea e Jugut dhe Japonia.
Ambiciet strategjike të Kinës si dhe kërcënimi i programit bërthamor të Koresë së Veriut ishin dy ndër çështjet kryesore të cilat ai i diskutoi me homologun e tij të Koresë së Jugut, Han Min-Koo.