Çdo 5 minuta vidhet një makinë

Numri i makinave të vjedhura në Britaninë e Madhe është dyfishuar në pesë vitet e fundit, njoftuan autoritetet.

Sipas statistikave, 111,999 automjete u vodhën në 2017-2018, që është 75,308 më shumë se në periudhën 2013-14. Kjo do të thotë se një makinë është vjedhur çdo pesë minuta në Britaninë e Madhe, ose 300 automjete të grabitura çdo ditë.

Ekspertët thonë se rritja e këtij krimi, është si rezultat i metodave te sofistikuara teknologjike të grupeve kriminale dhe shkurtimit të buxhetit të policisë për patrullimet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?