FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Çekia zhytet në terr, trenat ngecin në Pragë

Një ndërprerje e madhe e energjisë elektrike ka përfshirë një pjesë të madhe të Çekisë, përfshirë kryeqytetin Pragë, duke shkaktuar ndërprerje të shërbimeve hekurudhore dhe probleme të mëdha në infrastrukturën energjetike të vendit.

Kryeministri çek, Petr Fiala e ka quajtur situatën një ngjarje të paprecedentë, ndërsa autoritetet janë duke hetuar shkaqet e ndërprerjes. Ministri i Brendshëm, Vit Rakusan, tha se këshilli kombëtar i emergjencave është në gatishmëri dhe po pret një vlerësim të plotë të situatës.

Për të rreth 10 nënstacione kanë raportuar probleme serioze. Ministri deklaroi se aktualisht nuk ka prova që të sugjerojnë një akt terrorist apo sulm kibernetik, duke theksuar se skenari më i mundshëm është një defekt teknik në rrjetin energjetik. Ndërprerja ka ndikuar veçanërisht në pesë nga 14 provincat e vendit, përfshirë Pragën. Shërbimet hekurudhore në disa linja janë ndërprerë, konfirmoi Ministri i Transportit, Martin Kupka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?