Celula xhihadiste në Itali, përgjimet zbuluan 2 milionë euro
Autoritetet italiane me një komunikim zyrtar zbardhin detajet e njërit prej operacioneve antiterroriste të ekzektuar sot në 4 rajonet italiane të Lombardisë, Venetos, Emilia Romanjës e Sardenjës.
Operacioni i koduar “Foreign Fighters” i koordinuar nga Antiterrorizmi i Romës e i Breshës ka nisur hetimet në vitin 2015 pas identifikimit të një fluksi të madh parash përmes shoqërive “Money Transfer” nga disa persona të komunitetit sirian me banim në provincën e Lekos dhe Komos.
Kjo celulë terroriste e kishte bazën në territorin italian e me dëgëzime që vepronin në vende të ndryshme europiane.
Hetimet investigative me ndihmën e inflitrimit të agjentëve policorë çuan në zbulimin e një fluksi e ricklimi ilegal parash në shumën prej 2 milionë euro me vendet si Turqia, Suedia, Hungaria e Italia, të përdorura dhe për financimin e grupeve terroriste të organizatës islamike “Al-Nusra”. Përgjimet telefonike e ambientale kanë zbardhur bisedat e kërkesat për financim dhe transferim parash nga persona me banim në “zonat e nxehta” të Sirisë.
Kreu i kësaj celuele terroristi ishte siriani Daadoue Anëar me banim në Suedi, në qytetin Norrköping, e që merrej me administrimin e transferimit të parave, jashtë sistemit bankar. Ai ndihmohej nga sirianët Chadid Subhi i thirrur me emrin“Abou Alì”, Chadid Hamoud e Abou Daher Abdulrahman.
Lëvizjet e parave realizoheshin me ndihmën dhe të një grupi kriminal që vepronte në Hungari i drejtuar nga siriani Bazzka Salmo alias “Abou Mahmoud”, i ndihmuar nga Bazkka Alaa, Hakim Ahmed e Haidara Rabi.
Kjo celulë terrotiste kishte mundur të realizonte një rrjet të sigurt transferimi parash për financimin e grupeve terroriste në Siri.
/Ora News
KOHA JONË SONDAZH

