Ceremonia e rihapjes së Katedrales së Notre-Dame, të pranishëm edhe Trump e Elon Musk
Pas pesë vitesh punë, Katedralja Notre-Dame më në fund do të rihapë dyert këtë të shtunë, gjatë një ceremonie të kryesuar nga Emmanuel Macron dhe Kryepeshkopi i Parisit, ku do të jenë të pranishëm 1500 të ftuar nga e gjithë bota.
Miliarderi amerikan Elon Musk, i afërt me Donald Trump, ka mbërritur të shtunën në orën 15:20 me orën lokale (2:20 pasdite GMT) në aeroportin Le Bourget, afër Parisit, për të marrë pjesë në rihapjen e Notre-Dame.
Në këtë fazë nuk janë dhënë detaje për programin e vizitës në Paris të zotit Musk, njeriu më i pasur në botë që është afruar me presidentin e zgjedhur amerikan.
Të shtunën në mëngjes, zoti Trump u ul në aeroportin Orly (në jug të Parisit). Përtej rilindjes së ndërtesës, një sekuencë diplomatike intensive po zhvillohet në Paris, ku priten disa dhjetëra liderë botërorë, që me shumë gjasë do të zhvillojnë takime mes tyre.