Çështja e murit, 16 shtete amerikane padi kundër Trump

16 shtete amerikane, me në krye Kaliforninë, janë bërë bashkë për të paditur administratën e presidentit Donald Trump mbi vendimin e tij për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në kufirin me Meksikën, çka i lejon përdorimin e fondeve të emergjencës për ngritjen e murit.

Kjo lëvizje vjen vetëm pak ditë pasi Trump shpalli gjendjen e jashtëzakonshme me qëllim që të anashkalonte Kongresin e të siguronte financimin për projektin.

Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë Xavier Becerra tha se po e merrnin kreun e shtetit në gjykatë “për të bllokuar shpërdorimin e pushtetit presidencial nga ana e tij”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Po e ngremë këtë padi kundër presidentit Trump për ta ndaluar të përdorë në mënyrë të njëanshme fondet e tatimpaguesve, të lëna mënjanë në mënyrë legjitime nga kongresi për njerëzit e shteteve tona. Për shumicën prej nesh, zyra e presidencës nuk është një vend për teatër”, tha Prokuror i Përgjithshëm i Kalifornis.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?