Çështja e pavarësisë së Skocisë në qendër të debateve në prag të legjislativeve
Partia Nacionale Skoceze SNP mund të pësojë humbje në legjislativet britanike të së enjtes në Skoci por duhet të vijojë të imponojë vullnetin e saj në një rajon ku çështja e pavarësisë mbetet në qendër të debatit politik.
Sigurisht do të jetë e vështirë për nacionalistët të regjistrojnë të njëjtin rezultat si gjatë zgjedhjeve të 2015 ku ata thuajse fituan bindshëm duke marrë 56 nga 59 vende në dispozicion të Skocisë në Parlamentin kombëtar në Westminster.
Por shumica e sondazheve parashikojnë sërish për një fitore të sigurt, me rreth 50 vende, që do të shënonte një fitore të bujshme për këtë parti të qendrës së majtë që nuk ka më shumë se gjashtë vite në politikë, që nga viti 2010.
Ndërsa në rang kombëtar, këto zgjedhje të parakohshme legjisative në sfondin e Brexit dhe kërcënimit terrorist përmblidhen në një betejë mes konservatorëve të kryeministres Theresa May dhe laburistëve, Skocia është e konturuar nga sfida të tjera që fokusohen kryesisht në çështjen e pavarësisë.
KOHA JONË SONDAZH

