Çështja “Volkswagen” në axhendën e BE-së

Komisionerja Evropiane për Çështjet e Tregut të Brendshëm dhe të Industrisë do të takohet nesër me kreun e kompanisë “Volkswagen”, njoftoi sot ekzekutivi evropian, disa ditë para debatit informal midis ministrave përgjegjës për konkurencën.

Elzbieta Bienkowska do të takohet me Herbert Diess, kreun e kompanisë “Volkswagen”, emri i të cilit qarkullonte për t’u promovuar si CEO i prodhuesit gjerman pas zbulimeve në lidhje me këtë çështje.

Çështja “Volkswagen” do të jetë e planifikuar në axhendën e ministrave evropianë gjatë këshillit të ardhshëm për “konkurencën” më 1 tetor, njoftoi një burim pranë presidencës së Luksemburgut.

SHKARKO APP