Çfarë do të diskutojnë Tsipras dhe Putin

Kujtim VANI

Bisedimet me presidentin rus Vladimir Putin që do të fillojnë me takimin kokë më kokë në ora 13,00 në Kremlin, ndodhen në qendër të vizitës triditore të punës të kryeministrit Aleksis Cipas, që mbërriti mbrëmjen e të martës në kryeqytetin rus. Pas bisedimeve me presidentin Putin pritet nënshkrimi i një sërë marrëveshjesh, mes të cilave edhe programi i përbashkët i aksionit për dy vjeçarin e ardhshëm (program që nuk ishte rinovuar që prej vitit 2012), rezoluta për 70 vjetorin e fitores mbi fashizmin, si dhe programi i bashkëpunimit për vitin kushtuar Greqisë dhe Rusisë në 2016. Delegacioni grek, që përbëhet gjithasahtu nga ministri i jashtëm, Nikos Kotzias, ministri i riorganizimit produktiv Panajotis Llafazanis, ministrja alternate e financave, Nadia Valavani dhe zëdhënësi  i qeverisë Gavril Sakelaridhis, do të zhvillojë takime edhe me kryeministrin Dmitri Medvedev, partiarkun e Moskës Kiril, dhe presidentin e Dumës Sergej Narishkin. Sipas zëdhënësit të presidentit Putin, Dhmitri Peshkov, ndërmjet çështjeve që do të preken gjithsesi gjatë bisedimeve dypalëshe, është edhe heqja e embargos në importimin e produkteve bujqësore greke. 

Cipras zhvilloj një takim me komisionerin europian Avramopulos për  emigracionin

Përputhje mendimesh për ndryshimet që duhen bërë në politikën e emigracionit të Bashkimit Europian, është evidentuar në deklaratat që bënë pas takimit të tyre, kryeministri Aleksis Cipras dhe komisioneri europian, Dimitris Avramopulos. Tema kryesore e bisedimeve kishte të bënte me rishpërndarjen e flukseve të emigrantëve dhe në këtë kuadër ndryshimet eventuale në marrëveshjet Dublin I dhe Dublin II, ndërsa i përbashkët ishte edhe qëndrimi për solidaritet ndaj vendeve të Jugut europian që ndeshen me flukset më të mëdha të emigracionit. Cipras vuri në dukje nevojën e hartimit të një strategjie kombëtare për përballimin e problemit të emigracionit, pa spekulime partiake, të cilat do të forconin retorikën e ekstremit të djathtë, Agimit të Artë dhe neonazistëve. Avramopulos vuri në dukje shqetësimin e madh që dominon në radhët e BE, duke kërkuar njëkohësisht nga qeveria greke që të bëjë hapa drejt përshtatjes së politikës së vet në këtë çështje. Kryeministri dhe komisioneri europian iu referuan edhe negociatave që po zhvillohen me partnerët institucionalë. Cipras deklaroi se negociatat po zhvillohen dhe po maturohen, tha se kishte marrë një mesazh miqësie nga presidenti i Komisionit Europian Juncker dhe se shkëmbeu mendime me zotin Avramopulos me qëllim që negociatat të kenë rezultate të kapshme.

Sot dhe nesër do të mbahet takimi i Euro Working Group për Greqinë

Euro Working Group do të takohet të mërkurën pasdite dhe të enjten paradite, siç është bërë e ditur nga përfaqësia e Gjermanisë në Bruksel, pasi koha po mbaron sa u përket përpjekjeve për gjetjen e një marrëveshjeje për reformat që propozon të zbatojë qeveria greke për të arritur disbursimin e kësteve të tjera të kredisë së vet. Euro Working Group, ku zakonisht marrin pjesë zëvendësministrat e financave, përgatit takimet e ministrave të financave të eurozonës, që janë në gjendje të vendosin disbursimin e parave për Greqinë.

SHKARKO APP