Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 13:05 Në rrezik shkarkimi, por Carrick vijon normalisht punën te United Trajneri anglez është rikthyer në qendrën stërvitore të klubit, ndërsa drejtuesit e Manchester United ende nuk kanë bërë të ditur një vendim për të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Topi i Artë
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Mbappe
  • Ben Blushi
  • Erjon Vishkulli
  • Të shtëna Shkodër
Lajmet e fundit
Në trend
  • Topi i Artë
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Mbappe
  • Ben Blushi
  • Erjon Vishkulli
  • Të shtëna Shkodër
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Çfarë është ”Black Lives Matter” dhe si lindi?

Bota E premte, 5 Qershor 2020 11:19
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Lëvizja Black Lives Matter, është vënë përsëri në qendër të vëmendjes, pas vdekjes së afrikano-amerikanit, George Floyd, kur polici i bardhë Derek Chauvin, e mbajti gjurin mbi qafën e tij për 8 minuta dhe 46 sekonda. Black Lives Matter filloi në korrik të vitit 2013, kur George Zimmerman u shpall i pafajshëm pasi hapi zjarr duke shkaktuar vdekjen e 17 vjeçarit, Trayvon Martin, një adoleshent i paarmatosur afrikano-amerikan. Martin u vra nga Zimmerman ndërsa po kthehej nga një dyqan në shtëpinë e të atit, në Sanford të Floridës. Zimmerman, një rojë vullnetar i vetëshpallur, telefonoi departamentin e policisë, përmendi se kishte pasur vjedhje në lagje dhe tha se po shihte një “djalë shumë të dyshimtë”, që dukej se kishte synime të shkaktonte probleme.

Megjithëse dispeçeri i policisë i tha Zimmermanit se nuk ishte nevoja për shërbimin e tij, Zimmerman doli nga makina, gjë që u pasua nga një konfrontim i dhunshëm mes tij dhe Martinin. Zimmerman hapi zjarr, duke e lënë të vdekur Martinin dhe më pas i tha policisë se Martin e kishte sulmuar dhe ai kishte vepruar për t’u vetëmbrojtur. Kjo ishte baza për shpalljen e tij të pafajshëm. Pasi u rrëzuan akuzat ndaj Zimmermanit, Alicia Garza, që atëherë ishte veprimtare dhe bashkëthemeluese e fondacionit Black Lives Matter Foundation, e përfundoi një postim të saj në Facebook, duke shkruar: “Njerëz me ngjyrë. Ju dua. Jeta jonë ka vlerë”. Patrisse Cullors, një veprimtare tjetër dhe bashkëthemeluese e Fondacionit Black Lives Matter, pas postimit të Garzas krijoi sloganin #BlackLivesMatter në mediat sociale, i cili fitoi popullaritet.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Zëri i rinisë franceze: Kur numrat nuk mjaftojnë

Zëri i rinisë franceze: Kur numrat nuk mjaftojnë

Para 1 ore
Mbi 50 mijë viktima: vera e vitit 2026, më vdekjeprurësja

Mbi 50 mijë viktima: vera e vitit 2026, më vdekjeprurësja

Para 3 orësh
Sot zgjedhjet parlamentare në Izrael, a do të sigurojë Netanyahu një tjetër mandat përballë ish-ushtarakut Eisenkot?

Sot zgjedhjet parlamentare në Izrael, a do të sigurojë Netanyahu një tjetër mandat përb...

Para 3 orësh

Lëvizja u përhap në shkallë vendi, një vit më pas, në korrik 2014, kur vdiq Eric Garner. Garner, një afrikano-amerikan, u ndalua nga policia e Nju Jorkut nën dyshimin se shiste cigare në broduaret e Staten Island. Oficeri i policisë, Daniel Pantaleo e rrëzoi në tokë Garnerin duke i zënë frymën, ndërsa dëshmitarët e regjistruan Garnerin, i cili thoshte “Nuk marr dot frymë”. 43-vjeçari, baba i gjashtë fëmijëve, u shpall i vdekur më pas në spital. Raporti i mjekësisë ligjore arriti në përfundimin se shtrëngimi i fytit nga polici, shkaktoi vdekjen e tij. Pothuajse dy muaj pas vdekjes së Garnerit, adoleshenti 18 vjeçar afrikano-amerikan, Michael Brown u vra me armë zjarri nga oficeri i policisë, Darren Wilson në Ferguson të shtetit Missouri.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Slogani #BlackLivesMatter ka vazhduar të përdoret për të protestuar ndaj asaj që lëvizja e sheh si zbatim i pabarabartë i padrejtësisë, veçanërisht në lidhje me vrasjen e afrikano-amerikanëve nga policët e bardhë apo të tjerë që pretendojnë se veprojnë në emër të mbrojtjes së ligjit. Ndërsa lëvizja gëzon mbështetje të gjerë nga afrikano-amerikanët, është kritikuar nga konservatorët. Disa politikanë republikanë e akuzojnë se përforcon paragjykime kundër policisë. Një sondazh në vitin 2015, arriti në përfundimin se 41 për qind e amerikanëve të bardhë mendojnë se ky grup nxit dhunën, diçka që udhëheqësit e saj e mohojnë. Organizata përpiqet gjithashtu të ekspozojë raczimin në gjithë vendin dhe bashkëthemeluesit e Fondacionit Black Lives Matter Foundation — Garza, Cullor dhe Opal Tometi — kanë këmbëngulur se misioni i organizatës së tyre është “çrrënjosja e supremacisë së bardhë dhe konsolidimi i strukturave lokale për të ndërhyrë në dhunën e shkaktuar në komunitetet afrikano-amerikane nga shteti dhe të tjerë që marrin rolin e vendosjes së rendit mbi vete”. /VOA/

Etiketat e lidhura

Black Lives Matter
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Në rrezik shkarkimi, por Carrick vijon normalisht punën te United
Para 8 minutash

Në rrezik shkarkimi, por Carrick vijon normalisht punën te United

PSG shpallet klubi më i mirë i sezonit, Al-Khelaïfi: Krenarë për punën tonë
Para 19 minutash

PSG shpallet klubi më i mirë i sezonit, Al-Khelaïfi: Krenarë për punën tonë

E përplas makina teksa po lëvizte me biçikletë, humb jetën 63-vjeçari
Para 24 minutash

E përplas makina teksa po lëvizte me biçikletë, humb jetën 63-vjeçari

Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë
Para 38 minutash

Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
26 Tetor 2026, 10:44

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 22 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!
Para 1 ore

Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!

4 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 15 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.