Çfarë gjetën në banesën e Trump? Prokurorët nuk japin detaje: Rrezikohet hetimi
Çfarë u gjet në banesën e Donald Trump nga FBI? Departamenti Amerikan i Drejtësisë kundërshton publikimin e detajeve lidhur me urdhrin për të kontrolluar banesën e Trump në Florida, me pretendimin se kjo do të shkaktonte dëme të pariparueshme për hetimet.
Prokurorët kërkojnë që dokumenti i gjykatës që tregon provat e kërkuar për të siguruar urdhrin e bastisjes, të mbahet sekret edhe pse një sërë organizatash mediatike kanë kërkuar publikimin e tij.
Agjentët e FBI-së bastisën kompleksin e Mar a Lago-s në Florida javën e kaluar, për të zbuluar nëse ish-presidenti kishte përvetësuar dokumente të klasifikuar të Shtëpisë së Bardhë pas largimit nga detyra. 11 grupe dokumentesh të klasifikuara u konfiskuan gjatë kontrollit, sipas urdhrit të bërë publik të premten.