Çfarë mbeti pas sulmit me raketa? Laboratori i armëve kimike shndërrohet në gërmadhë (VIDEO)

Pamjet e rrënojave të një qendre kërkimore për armët kimike pranë Damaskut pas sulmit ajror të ndërmarrë nga SHBA, Anglia dhe Franca, janë transmetuar në televizionin shtetëror sirian.

Zyrtarët e Pentagonit thanë se sulmet kishin në shënjestër zemrën e programeve të presidentit sirian Bashar Assad për të zhvilluar dhe prodhuar armë kimike.

Ushtria siriane tha se janë hedhur mbi 100 raketa ndaj bazës ushtarake në Homs dhe qendrës kërkimore në Barzeh, pranë Damaskut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që sirianët në mbështetje të qeverisë kanë protestuar sot në qendër të Damaskut, kundër sulmit amerikan.

Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?