Çfarë na pret në 2022? Nostradamusi ka parashikuar kanibalizëm dhe luftë
Të gjithë jemi kuriozë të mësojmë se çfarë na pret në 2022. Nostradamusi i cili njihet si parashikuesi më i madh në botë, ka goditur me disa nga ngjarjet më të errëta të historisë si Lufta e Dytë Botërore, revolucionin francez, zjarrin e madh të Britanisë, apo edhe krijimin e bombës atomike. Për vitin 2022, parashikimet e tij janë disi të frikshme, por edhe të dykuptimshme.
Kërcënimi i një asteroidi që do të godasë tokën mbetet kryefjala e parashikimeve, por është e paqartë nëse do të jetëë një shi i vogël meteorësh apo një katastrofë me pasoja zhdukjeje. Kujtojmë që në Prill 2021, një asteroid thuajse preku planetin dhe u ndodh 19.8 km pranë sipërfaqes.
Lufta ose pushtimi i Francës është një tjetër nga parashikimet, i cili është i vështirë të saktësohet pasi Nostradamusi bazohej në lëvizje astrologjie dhe jo në kalendar. Në të thuhet se Franca do të pushtohet nga lindja në pranverën e 2022. Mund të jetë aludim për një luftë të tretë botërore, mënyra e shkrimit të profecisë mund të jetë edhe thjesht kualifikimi për në Katar 2022.
Ngrohja globale nuk është ndonjë habi e madhe në vitet e fundit, por Nostradamusi parashikoi rritjen e temperaturave të detit në 1555. Me ndërlikimet e vazhdueshme, a mund të jetë viti 2022 ai që do të shënojë “thyerjen” e ekosistemit?
Michel de Nostredame ishte një astrolog, mjek dhe shikues me reputacion francez, i cili njihet më së shumti për librin e tij ”Les Proféties”, një koleksion prej 942 katrainash poetike që thuhet se parashikojnë ngjarje të së ardhmes. Libri u botua për herë të parë në 1555.