Çfarë ndodh nëse Trump nuk pranon humbjen?
Donald Trump ka deklaruar se do ta kundërshtojë rezultatin e zgjedhjeve. Nëse përpjekjet e tij për ta bërë këtë nuk janë atë suksesshme atëherë do të ketë një presion të lartë publik për të pranuar humbjen. Por a do ta bëjë ai këtë?
Telefonata e pranimit të humbjes nga kandidati humbës drejt fitimtarit është një traditë respekti në politikën amerikane. Megjithatë nuk është e detyrueshme. Në 2018-n, kandidatja demokrate për guvernatore në Georgia, Stacey Abrams, pretendoi mashtrimin e votuesve e intimidimin e tyre dhe nuk pranoi humbjen nga Brian Kemp.
Megjithatë kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë për garat moderne presidenciale. Ndërkohë që Trump mund të mos e pranojë humbjen, ose të presë Biden në ditën e inaugurimit gjithsesi ai ka disa detyrime ligjore. Ai duhet që të autorizojë administratën që të bëjë përgatitjet logjistike për ekipin e Biden. Kjo është diçka, që sipas zyrës së Trump është kryer.
Trump erdhi në Zyrën Ovale si kandidat jo i zakonshëm, kështu që mediat nuk habiten sikur ai të thyejë normat dhe traditat e vendosura prej kohësh. Në Kushtetutën amerikane, Presidenti i ri fillon detyrën më 20 Janar.