Çfarë ndodhi në Aushvic? Detaje shokuese në 70-vjetorin e çlirimit

27 janari është 70-­vjetori i çlirimit të Aushvicit dhe gjithashtu fundi i aktit të shfarosjes masive në një lokacion të vetëm në historinë njerëzore.

Të mbijetuarit e kampit famëkeq, sot vizitojnë vendin e agonisë së tyre, shumë prej tyre për herë të fundit.

"The Guardian"  shpjegon masakrën më të kobshme në historinë moderne: ­

– Kampi i përqendrimit në Aushvic u hap në maj të vitit 1940.

– Kampi përfshinte një sipërfaqe prej 40 km katrorësh.

– 1.1 milionë njerëz u shfarosën në Aushvic, ­960.000 prej tyre ishin hebrenj, ­74.000 ishin polakë, ­21.000 ishin romakë, ­15.000 ishin të burgosur lufte rusë­ dhe të paktën10.000 njerëz ishin të nacionaliteteve të tjera. ­

– Eksperimente si kastrimi dhe sterilizimi iu bë të burgosurve të Aushvicit.

– 7000 njerëz në agoni nga paushqyerja u gjetën të gjallë.

– Më shumë se 100.000 palë këpucë ishin lënë në Aushvic.

– 6.350 kg flokë njerëzish u gjetën në kamp ­

– Në janar 1945 nazistët nisën të evakuonin kampin ­60.000 njerëz u detyruan të ecnin 30 milje për në kampet e tjera.

– 15.000 njerëz vdiqën gjatë atij udhëtimi .­

– Mbi 7000 nazistë shërbyen në Aushvic dhe vetëm pak prej tyre u dënuan…

SHKARKO APP