Çfarë po i bën bashkë çiftin Meghan-Harry dhe çiftin presidencial amerikan?

Presidenti Joe Biden, Zonja e parë Dr. Jill Biden, zëvendës presidentja Kamala Harris, Princ Harry dhe Meghan Markle, janë vetëm disa nga personazhet e rëndësishëm që do shfaqen në ‘Global Citizen’s VAX Live: The Concert to Reunite the World’, që do të mbahet më 8 maj.

Ky organizim ka si qëllim të inspirojë njerëzit të bëjnë vaksinën, e të nxisë ndjenjën e siigurisë tek ta lidhur me këtë çështje. Politikanë nga vende të tjera të botës, do të jenë gjithashtu të pranishëm.

Ndërkohë që do performojnë JLo, J Balvin, Eddie Vedder, Foo Fighters, H.E.R. Eventi do prezantohet dhe drejtohet nga Selena Gomez, e cila pranoi se ndihet e privilegjuar për rolin që i është besuar. Muzikë, fjalime dhe shumë kërcim, gjithçka ka munguar prej më shumë se një viti do jetë brenda një nate në këtë mbledhje të personazheve publikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?