Çfarë po ndodh? Mbi 40 vdekje misterioze
Më shumë se 40 vdekje në Kaliforni janë duke u shqyrtuar nga institucionet. Nëse ato do të rezultojnë se kanë qenë pasojë e Covid-19 , “mund të rishkruajnë në mënyrë dramatike historinë e Covid-19 në vend”, shkruan Los Angeles Times.
Një grup vdekjesh misterioze që kishin të bënin me probleme të frymëmarrjes që dhjetorin e vitit të kaluar po verifikohen tani me kujdes për të parë nëse “Covid-19 ka qenë i pranishëm në Kaliforni, muaj përpara se të zbulohej për herë të parë zyrtarisht”. Raporti sjell si shembull rastin e Jeremiah DeLap.
39-vjeçari vdiq në 7 janar në Orange County teksa vizitonte prindërit e tij. E ëma, Maribeth Cortez thotë se DeLap u gjet i vdekur në shtrat disa orë më vonë pasi tha se kishte shfaqur probleme me frymëmarrjen. Ajo pretendon se kur vdiq “trupi i tij digjej nga ethet”, e më vonë u pa se mushkëritë ishin të mbushura me lëng.