Çfarë po ndodh në Serbi? Stërvitje ushtarake me avionë rus dhe dronë kinezë
Edhe njëherë tjetër Serbia afirmon raportet e saj të ngushta me Pekinin dhe Moskën. Gjatë ditës së shtunë avionë luftarakë, helikopterë dhe tanke të prodhuar në Rusi por edhe dronë kinezë zhvilluan stërvitje në rajonin perëndimor Pester në Serbi.
Stërvitja e quajtur Bashkëpunimi 2020, e ndjekur nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe personalitete të tjera, nënvizoi lidhjet e ngushta ushtarake të Serbisë me Pekinin dhe Moskën.
Në vitet e fundit, Beogradi ka përshpejtuar shpenzimet e mbrojtjes ndërsa kërkon dominimin në Ballkanin Perëndimor. Buxheti ushtarak u rrit në rreth 1.14 miliardë dollarë në 2020 dhe 2019, 43% më shumë se në 2018. Shpenzimet ushtarake të këtij viti përfaqësonin rreth 2.4 përqind të produktit të brendshëm bruto.
Serbia demonstroi përdorimin e dronëve luftarakë CH-92A, vendosja e parë e tillë e mjeteve ajrore kineze pa pilot në Evropë. Ajo mori gjashtë dronë të tillë në qershor.