Çfarë po ndodh në SHBA: Pse fëmijët po ndahen nga prindërit?

Gati 2,000 fëmijë emigrantësh po mbahen momentalisht në SHBA në kampe të ngjashëm me kafazët. Patrullat amerikane kanë arrestuar familjarë të shumtë për shkelje të paligjshme të kufirit, për t’i ndarë më pas fëmijët nga prindërit, ku këta të fundit janë burgosur dhe po ndiqen penalisht.

Gazetarët kanë filmuar fëmijët që qajnë dhe kërkojnë të shkojnë pranë prindërvë, të cilët i kanë larg, të burgosur në shtete të tjera. Kohët e fundit ka patur shumë azilkërkues që hynin në Amerikë në mënyrë të paligjshme me fëmijë të vegjël.

Më parë ata nuk mbaheshin të mbyllur në qendra ndalimi, por liheshin të lirë për shkak të fëmijëve, deri ditën kur paraqitej vendimi, pra shqyrtohej kërkesa për azil. Në shumicën e rasteve personat në fjalë nuk paraqiteshin dhe vazhdonin me jetën e paligjshme në Amerikë. Kështu përfaqësues të qeverisë Trump thanë se u desh të bëheshin ndryshime, për të parandaluar këtë “modë” që ishte krijuar, nga ku përfitoj nga boshllëqet e sistemit, çka kishte sjellë rritje të personave të paligjshëm në Amerikë.

Administrata e presidentit Trump publikoi foto të kampeve ku fëmijët shiheshin duke luajtur videolojëra e duke studiuar. Qenë gazetarët ata që shpalosën një tjetër realitet me foto që në fakt tregonin krejt të kundërtën.

Fëmijë të shtrirë në tokë, të mbuluar me letra alumini që qajnë dhe kërkojnë prindërit.

Vetë Zonja e Parë, Melania Trump është kundër politikave që Trump po ndërmerr ndaj azilkërkuesve. Ajo ka deklaruar se ”urren të shohë fëmijët duke u ndarë nga familjet e tyre “ndërsa ka theksuar se shpreson që ”t’i shohë ata të bashkuar përmes një reforme konsensuale të arritur nga dy krahët politikë”.

Zonja Trump thekson se njerëzit kanë nevojë për një vend që qeveriset me zemër.

SHKARKO APP