Çfarë po ndodh në Suedi? Kufizimi i vetëm është…
Këtë fillim pranvere, pamjet nga Suedia duken ndyshe nga bota e cila është nën “sundimin” e Covid-19. Në kafene dhe bare, kafeja po servihet dhe tapat e birrave dëgjohen tek hapen. Çdo mëngjes, fëmijët shkojnë në shkolla, derisa palestrat dhe rrugët me dyqane përreth nuk janë të zbrazura. Lëvizjet kanë rënë ndjeshëm në dy javët e fundit. Derisa shumica e njerzëve po përgatiten të festojnë Pashkët në shtëpi, apo diku jashtë vendit ose në vilat e tyre në fshat, ky vend nordik nuk po zbaton një izolim të plotë sikurse vendet e tjera.
Rregullat e vetme të detyrueshme janë mbyllja e shkollave të mesme dhe universiteteve, ndalimi i takimeve të më shumë se 50 personave (nga 500 para dy javësh) dhe një urdhër që detyron baret dhe restorantet të iu shërbejnë vetëm klientëve të ulur në mënyrë që të shmangin tubimet.
Nuk do të rastis të shohësh asnjë njeri më maskë në fytyrë dhe kufijtë e shtetit gjithashtu mbeten të hapura, edhe pse fqinjët, Danimarka, Finlanda dhe Norvegjia i kanë mbyllur të vetat. Kjo treshe e vendeve nordike ka ndjekur rrugën e shumicës së vendeve të tjera evropiane, me rregulla të rrepta distancimi fizik dhe masa të tjera të izolimit.
Në Suedi që nga 9 prilli janë regjistruar pak më shumë se 9,000 raste të të infektuarve dhe rreth 800 të vdekur. Këto numra janë më të ulëta se në vendet si Italia, Spanja, Franca, Belgjika, Gjermania, Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar, shumica e të cilave numërojnë mijëra të vdekur. Vendet nordike nuk janë aq të lidhura ngushtë me kontinentin e Europës, pasi janë të ndara përmes detit Baltik. Ato kanë dendësi dhe numër të ulët të popullsisë.
Me fjalë të tjera, Suedia, ndoshta mund të ketë nevojë të rishqyrtojë vendimet e saj për masat ndaj koronavirusit. Deri më tani, është e vështirë të argumentohet se rruga që Suedia ka ndërmarrë në këtë pandemi do të mund të shërbente si model që duhet ndjekur.