Çfarë po ndodh në Turqi?! Janë injektuar 19 milionë doza vaksinash kineze, por po përjeton valën më të frikshme të pandemisë
Turqia është duke u përballur me një numër shumë të madh rastesh të reja si edhe vdekjesh nga koronavirusi, ku shifrat shyejnë rekorde negative nga dita në ditë.
Ministria e Shëndetësisë së Turqisë raportoi për 61 400 raste të reja vetëm gjatë ditës së djeshme, ndërsa numri total i të prekurve që prej fillimit të pandemisë numërohet në më shumë se 4 milion persona.
Po ashtu, Turqia shënoi dje edhe 297 të vdekur duke shënuar një total prej 35 031 jetësh të humbura që prej fillimit të pandemisë.
Siç duket edhe nga grafiku, vendi është duke përjetuar një valë tjetër të pandemisë, e cila është edhe më e fortë se të parat duke bërë që ekspertët të parashtrojnë disa pikëpyetje të forta në lidhje me masat e marra, por edhe efektin e vaksinës.
Kjo, pasi Turqia sipas të dhënave zyrtare ka administruar deri më tani të paktën 22 doza për 100 persona, ose një total prej rreth 19.3 milion dozash nga vaksina kineze Coronavac, prodhim i Sinovac, e njëjta që përdor edhe Shqipëria aktualisht.
Kjo nuk është një shifër e vogël krahasuar me vendet e tjera, të cilat po përdorin vaksina të tjera dhe nuk kanë tregues të tillë.
Shifrat e larta, si të të prekurve, por edhe të të vaksinuarve janë ato që bëjnë ekspertët të kenë dyshime të forta në lidhje me efektshmërinë e vaksinës kineze Coronavac, e cila është e vetmja që po përdorët për vaksinimin masiv në Turqi.
Kjo e fundit nuk ka publikuar sëfundmi të dhëna në lidhje me nivelin e efektshmërisë së kesaj vaksine, por një vend tjetër që po e përdor masivisht si Turqia dhe Shqipëria, pikërisht Kili, ka dalë në përfundimin se vaksina kineze Coronavac ka një efektitivitet vetëm 56 për qind. Kjo shifër është vetëm 6 për qind më lart nga kufiri minimal që një vaksinë të merret në konsideratë si e tillë.
Madje, Kili është futur sërish në karantinë sëfundmi dhe ekspertët e shëndetit publik konsiderojnë si shkak kryesor pikërisht paefektshmërinë e vaksinës kineze Coronavac, e cila u përdor për vaksinimin e miliona kilianëve. Ky shtet shënoi ritme të larta vaksinimi duke u renditur ndër të parët për numrin e banorëve që kanë marrë nga dy doza (4.8 milion) vaksine Coronavac, megjithatë duket se efekti ka qenë mjaft i ulët.
Në lidhje me nivelin e ulët të efektshmërisë së vaksinës kineze Coronavac reaguan edhe vetë autoritetet e Kinës. Gao Fu, drejtori i Qendrës kineze për sëmundjet, Kontrollin e parandalimin, pranoi në një konferencë shtypi të shtunën e shkuar se vaksinat kineze që përdoren tani “nuk kanë tregues mbrojtjeje shumë të larta”. Të gjitha të të dhënat tregojnë që në fakt vaksinat kineze janë më pak të efektshme se sa Pfizer e Moderna, edhe pse janë më të thjeshta për tu ruajtur.
Ashtu si Turqia dhe Kili, Shqipëria po vijon vaksnimin masiv pikërisht me vaksinat kineze Coronavac, prodhim i Sinovac. Vendi ka siguruar rreth 1 milion doza deri më tani nga vaksina kineze dhe pritet që kjo e fundit të mbajë peshën kryesore në vaksinimin e popullsisë, krahas “Astra Zeneca” dhe pak dozave të Pfizer. /abcnews.al