Çfarë po ndodh? Një vrimë gjigante shfaqet në Diell

Teleskopi hapësinor i Observatorit të Dinamikës Diellore, ka kapur imazhe të një vrime të madhe në shtresën e jashtme të Diellit.
Kjo zonë është 60 herë më e madhe se sipërfaqja e Tokës. Shpërthimi dyshohet se ka ndodhur më 25-26 janar dhe këtë të premte ekspertët kanë thënë se era diellore mund të arrijë në Tokë këtë të premte, por pa pasur asnjë ndikim negativ, pasi vlerësohet të jetë e klasës G1, nga 5 të tilla.
Këto vrima shkaktohen në rajone të caktuara të diellit, pasi fusha magnetike hapet, ato “lëshojnë material diellor me shpejtësi të lartë në një rrjedhë të erës diellore”.
Kjo do të thotë që këto zona nuk janë të lidhura me fusha magnetike të natyrës turbulente, si njollat diellore, dhe lejojnë që nxehtësia të rrjedhë nëpër hapësirë.