Çfarë po ndodh? Rusia vë në lëvizje nëndetësen bërthamore
Që nga dita e parë e luftës, Rusia kurrë nuk ka harruar që të përmend edhe armët bërthamore. Ndaje edhe frika që Rusia mund të përdorë armë atomike në luftën e saj në Ukrainë sa vjen e shtohet.
Nëndetësja ruse me energji bërthamore “Belgorod” po lëviz në detet e Arktikut dhe ekziston dyshimi se misioni i saj është të testojë raketën silurë “Poseidon”, e aftë të mbajë koka bërthamore.
Rrezja e goditjes është dhjetë mijë kilometra. Kështu thuhet në një raport të NATO-s, të cituar nga media italiane “La Repubblica”, sipas të cilit Aleanca është në gatishmëri dhe po monitoron çdo lëshim të mundshëm të raketave nga nëndetësja.