Çfarë quhet krim lufte dhe a do të ndiqen penalisht Putin?

Maskra në Bucha është çnjerëzore dhe krim lufte nga rusët. Gjykata Ndërkombëtare Penale ka filluar hetimin nëse po ndodhin krime lufte, ndërsa Ukraina nga ana tjetër, ka ngritur një ekip për të mbledhur prova.

Por çfarë është një krim lufte?

Disa armë janë të ndaluara për shkak të vuajtjeve të tmerrshme që shkaktojnë, të tilla si minat tokësore dhe armët kimike ose biologjike. Të sëmurët dhe të plagosurit duhet të jenë nën kujdes, përfshirë dhe ushtarët e lënduar, të cilët kanë të drejta si robër lufte. Ligjet e tjera ndalojnë torturën, gjenocidin, si dhe përpjekjen e qëllimshme për të shkatërruar një grup të caktuar njerëzish. Veprat e rënda gjatë luftës, si vrasja, përdhunimi ose persekutimi masiv i një grupi, njihen si “krime kundër njerëzimit”.

A mund të ndiqet penalisht Presidenti Putin ose udhëheqësit e tjerë rus?

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë mund të ndjekë penalisht edhe për veprën penale: “Kryerja e një lufte agresive”. Kjo akuzë nënkupton se kemi të bëjmë me pushtimin apo konfliktin e pajustifikuar të një vendi.

Profesor Philippe Sands, një ekspert për të drejtën ndërkombëtare në Kolegjin Universitar të Londrës, thekson edhe njëherë faktin se është e vështirë të ndjekësh penalisht liderët e Rusisë, sepse vendi nuk është nënshkrues i Gjykatës. Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund t’i kërkojë Gjykatës Penale të hetojë këtë vepër, por Rusia mund të vërë veton ndaj kësaj, si një nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit.

Efektiviteti i Gjykatës Penale nuk varet nga traktatet, por nga diplomacia. Zgjidhja qëndron te diplomacia dhe marrëveshjet ndërkombëtare.

SHKARKO APP