Charlie Hebdo publikoi një karikaturë të Erdoganit, shteti turk ndërmerr hapat ligjore

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan  është bërë pjesë e revistës satirike franceze.

Së fundmi Turqia ka njoftuar se do të marrë të gjitha hapat ligjore të nevojshme  kundër kësaj karikature të presidentit, Erdogan.

I pari i shtetit turk është vendosur në kopertinën e numrit më të fundit të gazetës satirike Charlie Hebdo.

Kopertina tregon Erdoganin me një bluzë dhe të brendshme teksa në dorë ka një kanaçe. “Erdogan: Privat, ai është shumë qesharak”, shkruan ndër të tjerash gazeta franceze.

“Ne dënojmë me forcë karikaturën e presidentit tonë në një revistë franceze që tregon se asnjë fe dhe vlera nuk janë të shenjta për të”- shkroi në llogarinë personale në Tëitter, zëdhënësi i Erdoganit, Ibrahim Kalin.

SHKARKO APP