CIA: Si u shndërrua Millosheviçi në armikun nr.1 të Amerikës

Revista politike serbe”Nedelnjik” ka  publikuar raporte të CIA-s deri më tani të panjohura për publikun  në lidhje me ish-presidentin e Serbisë dhe Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç.

Në dokumentet e agjencisë amerikane të inteligjencës flitet për atë se si amerikanët e kanë përjetuar ardhjen e tij në pushtet, marrëdhëniet me Dobrica Qosiqin, Vojislav Shesheljin, Vuk Drashkoviqin dhe opozitës, por edhe disa gjëra private të tij.

Në këto dokumente para së gjithash komentohet jeta e shthurur e djalit të tij Markut, si dhe  dashuria e Millosheviçit për purot dhe uiskin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aty përshkruhet mënyra se si CIA ka ndryshuar mendimin në lidhje me Millosheviçin, por edhe, siç raporton “Nedelnjik”, po ashtu ka censuruar raportet, duke thënë se krimineli i luftës, i viteve ’90 nga një politikan simpatik në vetëm disa vjet u bë armiku numër një i Amerikës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në njërin nga  dokumentet e vitit 1992 shkruan:”Në prill të vitit 1987 Millosheviçi ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare me ardhjen e tij dramatike në protestën e serbëve nga Kosova, ku ka nisur një fushatë të fuqishme për të korrigjuar gabimet për të cilat ata kanë vuajtur dhe për të kërkuar përparim të shpejtë drejt demokracisë së plotë dhe ekonomisë së tregut”.

Megjithatë, për shkak të ngjarjeve të mëvonshme dhe luftës në Kroaci dhe Bosnje, CIA u detyrua që ta rimodelojë dokumentin.

v

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?