Çifti italian të martuar prej 62 vjetësh vdesin në të njëjtën ditë nga koronavirusi

Një çift të moshuarish të prekur me koronavirus kanë vdekur të dy në të njëjtën ditë. Dashuria e Luigit, 86 vjeç dhe Severas, 82 vjeçe ishte aq e fortë sa aq edhe në botën tjetër ikën bashkë.

Çifti nga Bergamo kishte 62 vjet martuar dhe më 10 mars ndërruan jetë nga koronavirusi pas disa ditësh të shtruar në spital. Djali i tyre me anë të një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar se dy të moshuarit vdiqën për shkak të virusit të tmerrshëm.

“Do të vazhdoni të grindeni edhe atje lart? Besoj se po, por si gjithmonë gjithçka do të përfundojë me një përqafim. Do të jeni gjithmonë në zemrat tona. Ju uroj rrugë të mbarë. Ju dua shumë”- shkruhej në postimin e djalit të çiftit të moshuar.

SHKARKO APP