Cila është e vërteta e vdekjes së princit të Dubait?

Princi i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheiku Rashid ndërroi jetë ditën e premte në një spital, pas një ataku kardiak.

Ai u varros ditën e djeshme me ceremoni mbretërore. Mirëpo si është e vërteta e vdekjes së princit Rashid, 33-vjeçar i cili është djali i madh i mbetit aktual.

Rashidi ka qenë i përfshirë në një sërë skandalesh që familja mbretërore ka bërë çmos që të mos dalin në publik.

“Daily Mail” shkruan se Rashidi fillimisht u përfshi në një akuzë vrasjeje. Disa vite më parë, ai është akuzuar se ka vrarë një nga ndihmësit e tij brenda pallatit mbretëror.

Gjithashtu, Rashid njihej si njeri që bënte jetë të shthurur. Djali “play-boy” që supozohej të ishte princi regjent, shpenzonte kohë duke pirë drogë, alkool dhe duke bërë jetë të shthurur.

Për këto arsye, në vitin 2008, mbreti zgjodhi djalin e vogël, Sheikun Hamdan që të bëhej princ regjent, pra trashëgimtar i fronit.

SHKARKO APP