FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Cili është plani i Trump? SHBA nis 20 avionë luftarakë në gadishullin korean

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar 20 avionë luftarakë  mbi qiellin koreanojugor, duke filluar stërvitjen ushtarake më të madhen deri më sot, për të cilën Koreja e Veriut deklaroi se po e shtyjnë gadishullin në prag të luftës bërthamore. Lëvizjet e fundit të Shteteve të Bashkuara, vijnë pasi më 28 Nëntor, Peniani testoi raketën më të madhë bërthamore deri më sot.Mediat e regjimit të Kim Jong Un, paralajmëruan se stërvitja me mjetet e fqishmë që nisi sot, është një provikim i rëndë ndaj Koresë së Veriut dhe sipas tyre, SHBA-të po e cojnë gadishullin Korean drejt një lufte bërthamore.

Mediat shtetërore koreanoveriore deklaruan të hënën se lojrat ushtarake që nisën Shtetet e Bashkuara, po e tensionojnë aq shumë situatën saqë lufta mund të shpërthejë çdo moment.

SHBA dërguan ditën e hënë në Korenë e Jugut, më tepër se 20 super avionë luftarakë. Në stërvitjen e pazakontë më të madhen deri më sot, u shtuan rreth 12 mijë ushtarë të marinës amerikane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se stërvitja e përbashkët me Korenë e Jugut do të forcojë gatishmërinë dhe kapacitetet operacionale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?