Cipras: Greqia i kthen kurrizin masave shtrënguese, por jo vështirësive
Kryeministri grek, Aleksis Cipras deklaroi sot se marrëveshja e arritur një ditë më parë me eurozonën për zgjatjen e financimit do t’i mundësonte Greqisë të hiqte dorë nga masat shtrënguese duke nënvizuar se vështirësi reale do të ketë në të ardhmen. “Ne kemi fituar një betejë, por jo luftën (…) vështirësi reale na presin”, konfirmoi në një fjalim televiziv Cipras, i cili theksoi gjithashtu se me kompromisin e arritur në Bruksel, vendi ka kapërcyer masat shtrënguese, memorandumin dhe trojkën e kreditorëve (BE, BQE, FMN).