Cipras nuk i mban dot premtimet e bëra, jo realiste
Ish- presidenti i Komisionit Europian, Hoze Manuel Barroso tha për BBC se qeveria greke bëri premtime komplet jorealiste gjatë fushatës, të cilat nuk i përmbush dot tani. Barroso tha se administratës së Aleksis Cipras i mungon edhe eksperienca. Ai tha se kërkesat e Greqisë ndaj BE janë komplet të papranueshme. Barroso tha se ka vende më të varfra se Greqia, që i kanë dhënë borxh asaj dhe nuk e konceptojnë dot që të fshijnë borxhet greke. Ai i bëri thirrje Greqisë që të marrë përsipër përgjegjësitë dhe të realizojë reformat.
KOHA JONË SONDAZH

