Cipras viziton Moskën më 8 prill

 

Kryeministri Aleksis Cipras do të zhvillojë një vizitë pune në Moskë më 8 dhe 9 prill, i ftuar nga presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin. Sipas zyrës së shtypit të kryeministrit, “bisedimet e kryeministrit grek me presidentin e Federatës Ruse Vladimir Putin dhe kryeministrin Dmitri Medvejev, do të përmbajnë çështje të interesit dypalësh si ndër të tjera, çështje të bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik, të investimeve, energjisë turizmit dhe bashkëpunimit edukativ-kulturor, në kuadër edhe të vitit kushtuar marrëdhënieve Greqi-Rusi, në vitin 2016. Paralelisht, të dy udhëheqësit do të diskutojnë çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet BE-Rusi, si dhe zhvillimet aktuale në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?