Clinton akuza Rusisë: Urdhëroi hakimin e serverit të demokratëve

Kandidatja e demokratëve në garën presidenciale, Hillary Clinton, ka lëshuar akuza të drejtpërdrejta në drejtim të Rusisë, duke deklaruar se hakimi i serverit që përdorej për fushatën e saj si dhe i dhjetëra E-maileve të shkëmbyer mes zyrtarëve më të lartë të forcës politikës në të cilën ajo bën pjesë, është urdhëruar nga qeveria ruse.

Teksa shtoi se mbështetja e Trump për Presidentin Vladimir Putin, është një çështje për të cilën duhet të ketë reagim, pasi sipas saj cënon sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

“Ne e dimë se shërbimet inteligjente ruse kanë hakuar serverin e demokratëve dhe e dimë se ata bënë të mundur publikimin e tyre. Gjithashtu, më duhet të them se Donald Trump ka shfaqur një gatishmëri të çuditshme për të mbështetur Vladimir Putin, ndaj besoj se kjo është një çështje për të cilën duhet të shqetësohemi. Kjo simpati përbën një rrezik për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”, u shpreh Hillary Clinton në një intervistë për, Fox Nevvs.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lajmi që pas hakimit të serverave të Partisë Demokrate në Shtetet e Bashkuara qëndron Rusia ka qarkulluar gjerësisht  në mediat amerikanë, por megjithatë Uashingtoni nuk ka bërë asnjë akuzë zyrtare në drejtim të Moskës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo është hera e parë që një përfaqësues i demokratëve bën fajtor Rusinë për materialet e publikuara.

Hakimi i serverave të Hillary Clinton erdhi vetëm pak ditë pasi siti i njohur Wikileaks publikoi afro 33.000 E-maile të shkëmbyer mes zyrtarëve më të lartë të Partisë demokrate, ku dukeshin qartë përpjekjet për të favorizuar fushatën e ish-sekretares së Shtetit, si dhe për të penguar atë të ish-rivalit të saj në garën partiake, Bernie Sanders. Kjo gjë detyroi edhe kryetaren e partisë, Debbie Uesërmen Shuls që të japë dorëheqjen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?