Çlirohet Universiteti shtetëror i Athinës, pas ndërhyrjes së policisë

Ka marrë fund okupimi i Universitetit Kapodistria të Athinës, pas një operacioni të policisë në orët e para të së premtes. Policia nxorri nga brenda godinës 14 persona (shtatë meshkuj dhe shtatë femra), të cilët nuk bënë asnjë rezistencë.

Fillimisht, policia u bëri thirrje anarkistëve që të dalin nga godina, ata nuk pranuan dhe në vazhdim, me mandat nga prokuroria, filloi operacioni. U pre me sharrë hekuri porta anësore prej nga u futën policët dhe dolën pak më vonë me anarkistët e prangosur.

Gjatë operacionit, rreth dhjetë persona ishin grumbulluar jashtë godinës së rektoratit dhe hidhnin parrulla në mbështetje të okupuesve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Okupimi i universitetit të Athinës zgjati 19 ditë dhe sipas të dhënave të para nuk duket se janë shkaktuar dëme serioze materiale në brendësi të ndërtesës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?