“Çmendet” dentisti, i heq me dhunë dhëmbin një 7 vjeçari
Dentistët janë tmerr për këdo, sidomos për fëmijët.
Stomatologët shihen si një njeri që të shkakton vetëm dhimbje, pavarësisht se faji që higjiena jonë orale është si mos më keq është i gjithi i joni.
Gjithsesi, ky dentist mizor është vënë nën hetimin e policisë për shkak të sjelljes së tij agresive. Gjithçka që shihet në këtë video ka ndodhur në Aktau, Kazakistan, duke u bërë virale në shtetin ish-Sovjetik.
Stomatologu, Tolegen Mukhambetov është fokusuar nga kamerat teksa keqtrajton një shtatë vjeçar i cili do të hiqte një dhëmb. 26 vjeçari shihet teksa kap me forcë vogëlushin dhe e ul në karrigen horizontale për të vijuar më pas nga puna.