”Çmendet” Erdogan: Luftë të ashpër ndaj atyre që besojnë Gylenin
Turqia nuk gjen rehati, pasi që një deklaratë e Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka shtuar pikëpyetje të shumta. Media turke, “Agency Anadolu”, në një shkrim të sajën raportin se së fundmi Erdogan ka deklaruar se tani e tutje nuk ka më të dyshuar por vetëm luftë të ashpër ndaj atyre që nuk e duan regjimin e tij.
“E di që ka ende nga ata që ende e besojnë organizatën terroriste të Gylenit. Gjithashtu e di se ka nga ata që nuk shohin gjërat qartë. Që nga sot, ka përfunduar periudha e dyshimit dhe ka nisur lufta”, është shprehur Erdogan, raporton “Agency Anadolu”.
Burimet e gazetës bëjnë me dije se Presidenti turk, është shprehur se nëse nga data 17–25 korrik nuk do të ishin marrë masa, puçistët do të merrnin policinë, ushtrinë, drejtësinë dhe çdo institucion në vend.
“Më vjen keq që kjo organizatë tradhtare terroriste nuk ka treguar shumë më parë fytyrën e saj të vërtetë. Për këtë arsye, e di se kemi për të dhënë llogari përpara krijuesit tonë dhe popullit. Na faltë krijuesi dhe populli ynë”, tha ai në një fjalim të mbajtur në takimin e jashtëzakonshëm të Këshillit Fetar.
Nuk ka munguar edhe një qëndrim i Erdogan-it ndaj Gylenit, duke u shpreh se kushdo që beson ato që thotë ai, do të përballet me akuza të rënda.
R.Sh
KOHA JONË SONDAZH

