”Çmendet” Lukashenko dhe kërcënon: Jemi gati t’i bashkohemi luftës

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko deklaroi para disa mediave perëndimore se vendi i tij është i gatshëm të hyjë në luftë përkrah Rusisë nëse dikush guxon që ta sulmojë.

I njohur si një ndër aleatët kryesore të Vladimir Putin, lideri bjellorus u shpreh se është gjithashtu i gatshëm të lejojë trupat ruse të hyjnë në Ukrainë nga territori i vendit të tij, njësoj siç bënë dhe një vit më parë më 24 shkurt. Njësoj si Putin edhe Alexander Lukashenko e cilëson sulmin në Ukrainë si një operacion special dhe jo si një luftë të mirëfilltë siç e sheh gjithë bota.

“Nëse vijoni me këtë përshkallëzim, ne do të marrim armë bërthamore dhe Rusia ka më shumë se kushdo tjetër. Kështu që duhet ta ndalim këtë. Nëse një luftë bërthamore nis, Bjellorusia do të ndalojë së ekzistuar, po ashtu dhe Shtetet e Bashkuara. Askush nuk e do këtë dhe për këtë arsye është e nevojshme të ulemi në tryezën e negociatave”, u shpreh Lukashenko.

SHKARKO APP