Çmenduria e radhës e ISIS: Kërkojnë 1 milionë dollarë për t’ju dorëzuar amerikanëve trupin e pajetë të James Foley

Militantët e ISIS kërkojnë 1 milionë dollarë për t’ju dorëzuar amerikanëve trupin e pajetë të gazetarit James Foley, i cili u ekzekutua në muajin gusht në Siri.

Xhihadistët janë të gatshëm të dërgojnë në SHBA provat e ADN-së, për të konfirmuar se kufoma i përket realisht gazetarit amerikan, ndërsa familja e tij nuk ka dhënë ende asnjë deklaratë lidhur me kërkesat e ISIS.

Pak kohë pasi gazetari u mor peng në Siri, terroristët i kërkuan 100 milionë euro dëmshpërblim familjes së Foleyt dhe drejtuesve të medias ku ai punonte “Global Post”, për ta liruar atë të gjallë. Por marrëveshja nuk u arrit dhe xhihadistët i prenë kokën reporterit amerikan, duke shpërndarë edhe pamjet shokuese në internet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?