Çmimi i skllavëve në tregun e ISIS

Në një video të publikuar, një grup njerëzish diskutojnë blerjen e grave, normat dhe preferencat personale.

Me sytë blu dhe të gjelbër duket të jenë më të kërkuara. Dhe është gjithashtu e qartë: të reja dhe gjithsesi, të bukura. `Nëse ajo është 15 vjeç`, thotë njëri, `atëherë duhet t’i shikojmë me kujdes, kontrolloni dhëmbët e tyre`.

`Për ISIS, gratë e pakicave fetare nuk kanë vlerë. Sipas pikëpamjes së tyre, ata mund t’iu bëjnë grave çfarë ata duan`, thotë eksperti i terrorizmit, Prof. Peter Neumann nga King ””s College në Londër.

Ky qëndrim i pabesueshëm konfirmohet edhe nga islamistët. Secili prej tyre, theksojnë ata disa herë, është i lirë të bëjë me skllaven e tij atë që ai dëshiron.

`Betohem, jam duke kërkuar një vajzë. Shpresoj ta gjejë një`, thotë njëri nga terroristët.

Më shumë në lidhje me çmimet zbulon një artikull në faqen e internetit e lajmeve `Iraqi News`, në të cilën është treguar një dokument gjoja zyrtar i `Shtetit Islamik`, të cilën e citojnë mediat gjermane.

Çmimet për skllevërit janë të shënuara në mënyrë të qartë në të.

`Në fund të fundit, kërkesa për gratë në tregun e skllevërve ka rënë`, thuhet në letrën e datës 16 tetor 2014.

Shtohet se kjo ka pasur një ndikim negativ në të ardhurat e “Shtetit Islamik” dhe pagesën e luftëtarëve xhihadistë.

Sipas dokumentit, këto janë çmimet e skllaveve të seksit të ofruara nga xhihadistët:

Çmimi për gratë jezide dhe krishtere ndërmjet 40 dhe 50 vjet sillet rreth 50 000 Dinarë irakianë (33 euro)

Çmimi për gratë jezide dhe krishtere ndërmjet 30 und 40 vjet, sillet rreth 75 000 Dinarë irakianë (50 euro)

Çmimi për gratë jezide dhe krishtere ndërmjet 20 dhe 30 vjet, sillet rreth 100.000 Dinarë irakianë (66 euro)

Çmimi ndërmjet grave jezide dhe krishtere ndërmjet 10 deri 20 vjet sillet rreth 150 000 Dinarë irakianë (100 Euro)

Çmimi për gratë jezide dhe krishtere ndërmjet një dhe nëntë vjet sillet rreth 200.000 Dinarë irakianë (134 Euro)

Klientët mundët që, thuhet më tej, të blejnë vetëm tri skllave, me përjashtim të atyre nga Turqia, Siria dhe shtetet e Gjirit.

SHKARKO APP