Çmimi Nobel për Mjekësi për tre shkencëtarë

Çmimin Nobel për Mjekësi e kanë fituar dy shkencëtarë amerikanë dhe një shkencëtar britanik. Fituesit e çmimit prestigjioz janë: William Kaelin, Sir Peter Ratcliffe dhe Gregg Semenza. Sipas njoftimit zyrtar të Institutit “Karolinska” në Stokholm të Suedisë, tre shkencëtarët janë përzgjedhur fitues të çmimit të famshëm për shkak të zbulimeve lidhur me ndjeshmërinë dhe përshtatjen e qelizave ndaj pranisë së oksigjenit. Sipas “The Guardian”, tre shkencëtarët do të shpërblehen me nëntë milionë krona suedeze që përkon me 828 mijë euro.

SHKARKO APP