CNN: 20 celula të ISIS po përgatisin sulme në Europë

Agjencitë evropiane të luftës kundër terrorizmit paralajmërojnë sulme të reja në disa shtete të Europës.

CNN referuar burimeve brenda inteligjencës së vendeve Perëndimore deklaron se janë rreth 20 celula të përbërë nga 120-180 anëtarë që po përgatisin sulme në Francë, Gjermani, Belgjikë dhe Holandë.

Autoritetet e agjensive inteligjente europiane i kanë konsideruar celula të fjetura, pasi për momentin nuk ka një urdhër për kryerjen e sulmeve por sipas të gjitha gjasave bazuar në informacione paraprake një gjë e tillë do të ndodhe shpejt fillimisht në Belgjikë dhe Holandë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ka shqetësime të mëdha lidhur me celulat e fjetura në Evropë”, ka thënë një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian për CNN.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për shkak të këtij alarmi, inteligjenca evropiane është duke mbajtur nën vëzhgim të gjithë ata persona që kthehen nga lufta në Siri në vendet e tyre të origjinës.

Shërbimet sekrete bëjnë të ditur gjithashtu se sulmet e fundit në Francë nuk kanë ndikuar në frenimin e fenomenit të xhihadistëve të rinj që lënë vendet e tyre të origjinës dhe shkojnë drejt Sirisë.

Pas sulmeve që shkaktuan 17 të vdekur në Francë në aeroporte të ndryshme të Europës, janë identifikuar 5 persona, një vajzë nga Anglia, 2 holandezë, 1 francez edhe një gjerman, që kishin si destinacion Sirinë.

Kufiri i Turqisë duket se nuk është edhe aq i sigurt. Raportet e fundit të shërbimeve secrete europiane tregojnë se numri i xhihadistëve europianë që i bashkohen Shtetit Islamik në Lindjen e Mesme sa vjen edhe shtohet.

Numrin e personave të larguar nga Europa drejt Lindjes së Mesme, e ka Franca me më shumë se 700 persona, ndjekur nga Britania me më shumë se 500 xhihadistë, më pas Gjermania, Belgjika dhe Holanda.

Ndërkaq sipas shërbimeve secrete shqiptare, pjesë e Shtetit ISlamik janë bërë edhe rreth 80 shqiptarë, ndërsa shumë luftëtarë të kësaj organizate janë edhe nga Kosova apo Bosnja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?